Athinë, 2 mars, NOA -Kryeministri grek Jorgos Papandreu paralajmëroi për nesër një mbledhje të qeverisë për krizën ekonomike që ka kapur vendin.
Në mbledhjen e kabinetit duhet "të merren vendime për ekonominë", bëri të ditur zyra e Papandreut pak pas një vizite të komisionerit të Bashkimit Europian për ekonominë Olli Rehn.
Rehn i kishte bërë thirrje vendit të zhytur thellë në borxhe që të ndërmerrte masa të mëtejshme mbi uljen e deficitit të tij shtetëror. Gazeta "Handelsblatt" njofton duke iu referuar qarqeve qeveritare në Athinë se gjatë bisedës është folur për rritjen e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe për tatime më të larta për karburantet, automjetet dhe mallrat e luksit.
NOA/DW