English

Riaktivizohet projekti i "bregdetit"

Tiranë, 2 mars NOA - Qeveria shqiptare është në negociata me Bankën Botërore për të riaktivizuar projektin e shumë debatuar për korrupsion të bregdetit të jugut, financimi i të cilit u pezullua për një periudhë të pacaktuar kohe.

Aktualisht zyrtarët janë në fazën e rishikimit të tij, me qëllim për t'ju përshtatur nevojave më imediate të komunitetit, një kërkesë kjo edhe e Bankës Botërore. Zëvendësministri i Punëve Publike, Edmond Haxhinasto, thotë se brenda pak ditësh do të përfundoje riplanifikimi i projektit, për të vijuar më pas edhe me rishpërndarjen e fondeve.

Debati për projektin e zhvillimit të zonës së jugut kaloi në përmasat e një skandali. Në bazë të tij disa nga objektet e ndërtuara pa leje në Jalë u shembën. Ky fakt solli irritimin e banorëve të zonës të cilët u ankuan në zyrat e Bankës Botërore në Washington, për prishje selektive të banesave.

Ky projekt përfshiu në debat Bankën Botërore dhe qeverinë shqiptare, për abuzimet që u konstatuan në terren gjatë zbatimit të tij.

r.l/NOA

KOMENTE