English

Rinia Aktive protestë para Kuvendit

Tiranë, 2 mars NOA - Forumi Rinia Aktive zhvilloi sot përpara zyrave të Kuvendit të Shqipërisë një protestë kundër deputetëve të Parlamentit, me moton "Stop politikës së korruptuar. Merruni me punët tona dhe jo me tekat tuaja!!"

Dritan Broka Kryetari i Forumit Rinia Aktive (FRA), u shpreh se të zgjedhurit në Kuvend duhet të mendojë për tu dhënë një zgjidhje problemeve që ka sot vendi.

"Sot realizojmë këtë dalje publike për t'i kujtuar përfaqësuesve të popullit shqiptar, këtyre të fundit, pra të gjithë deputetëve pa përjashtim të këtij parlamenti, të reflektojnë mbi punën e tyre. Zotërinj të dashur, ju jeni përfaqësuesit tanë të zgjedhur nga ne për të drejtuar dhe koordinuar punët tona, për ne. Këtë pjesë , ju e keni harruar, prandaj ne jemi këtu për t'iu kujtuar dhe për t'iu vënë në dukje këtë mungesë përgjegjësie ndërmjet mjeteve demokratike", u shpreh Broka.

m.xh/NOA

KOMENTE