Milano, 3 Mars NOA - Tekniku Italian Roberto Mancini i cili aktualisht është në drejtimin e skuadrës angleze të Manchester City ka shprehur dëshirën e tij për të ardhmen e cila është drejtimi i përfaqësueses Italiane.
"Për momentin mendoj vetëm për skuadrën e City që tashmë, por do të dëshiroja që një ditë të kthehesha në Itali për pankinën e përfaqësueses", - deklaroi Mancini i cili ka theksuar se dëshiron të trajnojë përfaqësuesen e shtetit të tij.
Mancini ka pohuar se momentalisht po kalon një kohë mjaft të bukur në shtetin e Anglisë dhe i pyetur se çfarë dëshiron të sjellë në Itali nga ky vend në lidhje me sportin e futbollit ai ka deklaruar se do të dëshironte shumë që pjesa e mbas ndeshjeve të ishte e njëjtë siç është në vendin ku ai po jeton.
Më pas në fundin e kësaj interviste ai ka folur dhe për ish ekipin e tij të Interit ku ka deklaruar se ndihet tepër i kënaqur që ka qenë pjesë e një nisme të një cikli fitues për ekipin zikaltër.
r.b/NOA