English

Ruçi konfirmohet kreu i ri i grupit të PS

Tiranë, 2 mars, NOA - Kreu i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, është propozuar që të jetë kryetar i grupit parlamentar të kësaj force politike. Propozimi u votua me 55 vota në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socialist, ku Ruçi ka qenë kandidati i vetëm për mbajtjen e këtij posti.

Ndërkaq, deputetët e Partisë Socialiste duhet te zgjedhin veç kryetarit, edhe dy nënkryetarët dhe sekretariatin e kryesisë së grupit parlamentar.

Ndërkohë, që flitet se nënkryetare ka shumë gjasa që të jetë deputetja Arta Dade.

Pritet që me postin e ri të konfirmuar zyrtarisht tashmë, të kreut të grupit parlamentar socialist, Ruçi të paraqitet sot edhe në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku do të merret në shqyrtim nisma e paraqitur në Kuvend nga deputetët socialistë.

n.e/NOA

KOMENTE