English

SHBA: Ballkani, rrugë e drogës

Uashington, 2 mars, NOA - Departamenti i Shtetit Amerikan në raportin vjetor për angazhimet globale në evitimin e tregtisë me narkotikë, vlerëson se krahas karteleve meksikane në Amerikën e Mesme dhe në Karaibe edhe Ballkani është shëndrruar në një prej rrugëve kryesore që shërben si tranzit për drogën.

"Rruga ballkanike" e njohur si korridori më i shkurtër i tregtisë me drogën nga Lindja deri në Evropën Perendimore, kohëve të fundit është bërë rruga e heroinës dhe kokainës.

Departamenti i Shtetit ka veçuar Bolivinë dhe Venezuelën si vende që nuk bëjnë sa duhet në evitimin e tregtisë me narkotikë.

Si vende ku bëhet "shpëlarja" më e madhe e parave nga qarkullimi më i madh ndërkombëtar me narkotikë, Departamenti ka vlerësuar 60 vende, duke përfshirë edhe - Australinë, Austrinë, Kanadanë, Kinën, Francën, Gjermaninë, Greqinë, Indinë, Iranin, Izraelin, Italinë, Japoninë, Lituaninë, Holandën, Rusinë, Spanjën, Zvicrën, Turqinë, Ukrainën, Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Venezuelën dhe Zimbabvenë.

NOA/El

KOMENTE