English

Sot funerali i të gjeturve në Devoll

Gramsh, 2 mars, NOA - Zhvillohet sot funerali i tre personave të gjetur në rrjedhën e lumit Devol, të zhdukur nga aksidenti fatal rrugor që ndodhi gjatë fundjavës në aksin rrugor Gramsh-Korçë. Bëhet fjalë për tre të gjeturit në ditën e djeshme, gjatë një operacioni kërkim-shpëtimi, ndërsa për personin e katërt bëhet me dijeni se kërkimet po vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, në mënyrë që të mundësohet sa më parë gjetja e tij.

Plicia raportoi dje se nga aksidenti në fjalë kanë mbetur të vdekur: Dritan Balla 38-vjeç, Petrit Ahmeti 20-vjeç, Behar Senkolli 18-vjeç dhe drejtuesi i mjetit Elis Sogani, 32-vjeç.

n.e/NOA

KOMENTE