Bolonja, 2 Mars NOA - Një hajdut tentoi të vidhte35 kilogramë djathë, jo nga më i liri, por pikërisht nga më i shtrenjti, parmiggiano.
Ngjarja ka ndodhur në Bolonja të Italisë ku një 45 vjeçar pasi hyri në një supermarket ku kërkonte të merrte të holla po pasi pa që kasa e tij ishte e boshatisur, gjeti një formë tjetër dhe u sul të merrte 35 kilogramë djathë parmigiano.
Në momentin që po kërkonte të bënte këtë gjë filloi alarmi i cili solli menjëherë karabinierët në vendin e ngjarjes. Kur ai i pa ata, pësoi një krizë kardiake dhe për këtë arsye ai tashmë ndodhet i shtruar në spital.
Policia vendase tha se është në pritje të riaftësimit të tij për të qartësuar më mirë këtë çështje.
r.b/NOA