Çikago, 2 mars, NOA - Nëse bëjmë një jetë aktive, atëherë truri është i mbrojtur nga sëmundjet dhe plakja. Në fakt, njerëzit që kanë shumë qëllime në jetë dhe janë plot projekte për të ndjekur, kanë një rrezik më të pakët se bashkëmoshatarët e tyre për t'u prekur nga sëmundja e Alzajmerit. Krahasuar gjithmonë kjo me kolegët e tyre më pak aktivë, me më pak interesa dhe shkallë të ulët të përfshirjes në përvojat e jetës.
Kjo është demonstruar me një studim të rreth një mijë të moshuar të drejtuar nga Qendra Rush Patricia Boyle e Universitetit Mjekësor në Çikago.
Botuar në revistën "Arkiva e Përgjithshme e Psikiatrisë", studimi tregon se njerëzit ndjehen më mirë kur ata mendojnë për gjërat që kanë bërë dhe bëjnë në jetë dhe ajo që kanë ndërmend të bëjnë në të ardhmen.
Kjo sipas studiuesve, i bën ata që të jenë më pak të çmendur dhe të mbeten të gjallë, me një tru që funksionon përherë.
Edhe pse nuk ka ndonjë lidhje shkak-pasojë të qartë në mes të një jete me qëllime dhe mirëmbajtjes së trurit të ri dhe të shëndetshëm, është e mundur që një jetë e plotë "ka një efekt të tërthortë në shëndetin e përgjithshëm të trupit dhe veçanërisht funksionimin e sistemit kardiovaskular dhe imun", thuhet në studim.
n.e/NOA