Kiev, 2 mars, NOA - Fitorja e liderit të opozitës në Ukrainë Viktor Janukoviç, duket se nuk është e plotë. Kryetari i parlamentit të Ukrainës tha sot se koalicioni qeverisës është në kolaps, pasi ka dështuar të tregojë se ende e ka shumicën në parlament.
Sidoqoftë, kryeministrja Julia Timoshenko mbetet në detyrë.
Parlamenti duhet të shpallë rënien e qeverisë dhe të votojë mosbesimin e saj, përpara se të fillojnë bisedimet për koalicionin e ri. Votimi është caktuar për nesër.
Shumica e koalicionit u shpërbë pasi Timoshenko humbi në zgjedhjet presidenciale nga Viktor Janukoviç.
NOA/EL