Romë, 3 Mars NOA - Lojtari brazilian Adriano është gjithnjë e më pranë ekipit të Romës. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë menaxheri i lojtarit i cili ka deklaruar se Adriano po kërkon të kthehet në Evropë dhe kërkon të bëjë një gjë të tillë në një ekip në të cilin ka dhe lojtarë të tjerë brazilianë.
Me sa duket Roma është ekipi që gjendet më i avancuar në këtë marrëveshje kjo duke parë dhe dëshirën e lojtarit për tu kthyer në Itali.
Krahas Adrianos me sa duket Roma është dhe në kërkim të një braziliani tjetër i cili mban emrin e Fabio Simplicio.
Me ardhjen e Adrianos në ekipin e Romës lista e lojtarëve brazilianë do të shtohej, pasi kujtojmë se në këtë ekip janë dhe shumë të tjerë duke përmendur Donin, Julio Sergio, Artur, Juan, Taddei dhe Baptista.
r.b/NOA