English

Bie Timoshenko, vjen Turçinov

Kiev, 3 mars, NOA - Kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko ka dhënë dorëheqjen duke ia lënë detyrën zëvendëskryeministrit të parë, Oleksander Turçinov. Në këtë mënyrë, në Ukrainë duket se përfundoi një herë e mirë "Era e Revolucionit Portokalli", duke sjellë sërish në fuqi presidentin Janukoviç dhe largimin e mbështetësve të revolucionarit Jushçenko.

Thuhet se Timoshenko e dha dorëheqjen pasi parlamenti i Ukrainës ka votuar për mosbesim ndaj qeverisë së drejtuar prej saj.

Rezultatet e votimit i shpalli kryetari i Kuvendit, Volodimir Lytvyn i cili tha: "Për mocionin - 243 vota. Mocioni ka kaluar".

n.e/NOA

KOMENTE