English

Brazili mund Irlandën e Trapatonit

Brazil, 3 Mars NOA - Ekipi i Carlos Dungës ka arritur të mundë në ndeshjen e fundit miqësore para fillimit të botërorit Afrikë e Jugut 2010, ekipin e Irlandës së Trapatonit.

Brazili ka arritur të fitojë me rezultatin 2 me 0 ku avantazhi për to erdhi vetëm në fundin e pjesës së parë nga një autogol i shënuar nga Andrews në minutën e 44 të kësaj pjese.

Më pas për të dyfishuar rezultatin mendoi Robinho i cili shënoi golin e dytë për ekipin e Dungës në minutën e 76 të garës.

Në këtë ndeshje mund të thuhet se Brazili nuk po luante me formacionin e tij më të mirë dhe loja e cila zhvilloi kjo skuadër nuk ishte e nivelit që jemi mësuar ta shikojmë këtë skuadër pasi dhe avantazhi i tyre erdhi falë një autogoli të ekipit të Trapatonit.

Për tu vënë re në këtë miqësore ishte dhe prezenca e Adrianos në fushën e lojës i cili luajti përkrah Robinhos, ku ky i fundit zhvilloi një garë mjaft të mirë.

r.b/NOA

KOMENTE