Krujë, 3 mars NOA - Policia e Krujës ka nisur ndjekje penale për një 30 vjeçar, pas denoncimit që i ka bërë ish gruaja e tij për fyerje dhe kërcënime verbale.
Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Policisë së Durrësit e cila sqaron dhe detajet e ngjarjes, ndërkohë që bënë të ditur se shtetasja është marrë në mbrojtje.
30 vjeçari, B.Zh është denoncuar nga ish bashkëshortja e tij për arsye se "në mënyrë sistematike e fyen dhe e ofendonte me fjalë".
Policia bënë të ditur se është plotësuar kërkesë-padia e shtetases E. Zh dhe ka nisur procedura për marrjen në mbrojtje të shtetases së kërcënuar.
m.xh/NOA