English

Dool: Dalja e PS nga Kuvendi, pengon vizat

Tiranë, 3 mars, NOA - Dalja e deputetëve të Partisë Socialiste nga Kuvendi do të përbëjë problem për heqjen e vizave me Bashkimin Evropian për shqiptarët.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni ambasadori holandez në Tiranë, Henk Van den Dool, në një qëndrim të tij publik duke folur për situatën politike në vend.

Konkretisht, ai tha se mosmiratimi i ligjeve për shkak të mungesës së votave të deputetëve opozitarë do të vononte procesin teknik për liberalizim të vizave.

Nëkëtë mënyrë, ai i është bashkuar listës së ndërkombëtarëve të cilët deri tani kanë ngulmuar përmes deklaratave të tyre për futjen e deputetëve socialistë në Kuvend, si një premisë për vazhdimësinë e reformave në kuadrin e integrimit në Bashkimin Evropian.

n.e/NOA

KOMENTE