Tiranë, 3 mars, NOA Update - Gjykata ka rrëzuar gjatë seancës së sotme të procesit "Dajti', kërkesën e ish-efektivit të policisë, Mareglen Muçaj për ndryshimin e masës së sigurisë. Bëhet fjalë për ish-policin, i cili u arrestua nën akuzën e dhënies ndihmë ndaj të shumëkërkuarit Dritan Dajti, në kohën që ai i fshihej policisë. Ka qenë avokati i Mareglen Muçës, Agron Lamaj, i cili ka paraqitur në seancën e sotme gjyqësore, kërkimin e ndryshimit të masës së sigurisë ndaj klientit të tij.
Por prokuroria nga ana e saj, mësohet se ka deklaruar që kërkesa për këtë ndryshim, është e pabazuar.
Gjë që duket se është pranuar edhe nga trupa gjyqësore, e cila e ka rrëzuar kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë me burg për të pandehurin Mareglen Muçaj.
n.e/NOA