English

Jeremiç: Kosova vjen para BE-së

Budapest, 3 mars, NOA - Serbia është e gatshme që në çështjen e Kosovës të gjejë një kompromis, nëse është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, pasi kjo çështje duhet zgjidhur në bazë ligjore dhe rrugë diplomatike. Një fakt të tillë e ka bërë me dije gjatë vizitës së tij në Hungari, ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç. Gjithsesi, ai u shpreh se midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës, Serbia do të zgjedhë këtë të fundit.

"Prishtina nuk po tregon asnjë interesim lidhur me kërkimin për zgjidhje kompromisi për statusin e Kosovës", tha Jeremiç.

Më tej, ai theksoi se "nuk pret që Kosova të ketë gatishmëri për bisedime, derisa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ta paraqesë opinionin e saj" dhe shtoi se beson se "pas kësaj ata nuk do të kenë zgjedhje".

n.e/NOA

KOMENTE