English

Jeremiç: Nuk pajtohemi me humbjen e Kosovës

Beograd, 3 mars NOA - Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, ka mbajtur qëndrim sfidues ndaj presionit të Perëndimit për Pavarësinë e Kosovës duke thënë se Serbia nuk do të pajtohet me humbjen e Kosovës.

"Prishtina nuk po tregon asnjë interesim lidhur me kërkimin për zgjidhje kompromisi për statusin e Kosovës", i tha zoti Jeremiç së përditshmes Blic.

Ai theksoi se "nuk pret që Kosova të ketë gatishmëri për bisedime, derisa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ta paraqesë opinionin e saj" dhe shtoi se beson se "pas kësaj ata nuk do të kenë zgjedhje".

Ministri i jashtëm francez, Bernar Kushner, e vizitoi Beogradin këtë javë me mesazhin se Serbia duhet të pajtohet me humbjen e Kosovës dhe të filloj zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, megjithëse refuzon njohjen e Kosovës.

NOA/El

KOMENTE