Romë, 3 Mars NOA - Lajme të mira vijnë për ekipin e Romës ku trajneri i ekipit Klaudio Ranieri do të jetë mjaft i kënaqur pasi nën urdhrat e tij, do të kthehen dy lojtarë mjaft të rëndësishëm dhe bëhet fjalë pikërisht për Tonin dhe Pizaron.
Të dy lojtarët janë stërvitur normalisht me grupin tjetër të skuadrës pasi kujtojmë që ata kanë vuajtur një dëmtim dhe nuk kanë marrë pjesë vetëm në ndeshjen finale të zhvilluar në këtë seancë stërvitore. Mund të thuhet se pavarësisht nga kjo Toni dhe Pizzaro janë rikuperuar plotësisht dhe mund të jenë prezent që në ndeshjen e së dielës ku Roma do të ketë një sfidë mjaft të vështirë me rivalët e saj direkt, Milanin e Leonardos.
Kthimi i tyre është mjaft domethënës për Ranierin, pasi që të dy lojtarët janë mjaft të rëndësishëm në formacion bazë të Ranierit.
r.b/NOA