English

LB: Qeveria të mos bisedojë me Serbinë

Prishtinë, 3 mars, NOA - Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, u shpreh sot se qeveria e Kosovës nuk mund të bisedojë me qeverinë e Serbisë, veçse për çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve.

"Ditëve të fundit nga ana e faktorëve relevantë ndërkombëtarë janë shtuar presionet ndaj Qeverisë së Kosovës për bisedime me Serbinë.

Lëvizja për Bashkim konsideron se Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë arsye për t'iu shmangur bisedimeve më këdo qoftë, e sidomos me Serbinë. Përkundrazi! Ajo duhet të insistojë pandërprerë në bisedime dhe në to t'i shtrojë me forcë dy çështje tepër të rëndësishme për interesin kombëtar të Kosovës dhe të popullit shqiptar në përgjithësi" deklaroi Kalinaki.

Sipas tij çështja e parë është kthimi i shqiptarëve në pronat e veta në pjesën veriore të Mitrovicës dhe fshatrave përreth dhe e dyta, çështja e pazgjidhur e shqiptarëve në Kosovën Lindore.

"Në rrethanat e tanishme çdo bisedim tjetër me Serbinë - për çfarëdo qoftë - që i tejkalon këto dy çështje, jo vetëm që i dobëson pozicionet tona në bisedime dhe në arenën ndërkombëtare në përgjithësi, por edhe e dëmton interesin kombëtar shqiptar në këto dy pjesë, të cilat kanë ardhur buzë humbjes së pakthyeshme", u shpreh kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku.

m.xh/NOA

KOMENTE