English

Miqësorja me Irlandën e Veriut, një gol

Tiranë, 3 Mars NOA ­- Kombëtarja shqiptare e futbollit ka arritur të fitojë pak çaste më parë pa shumë vëstirësi ndaj Irlandës së Veriut por duke shënuar gjithsesi vetëm një gol, i cili erdhi pjesën e parë nga Ervin Skela.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" në Tiranë, pati në njëmbëdhjetëshen kuqezi aktivizimin e portierit Hidi dhe lojtarëve Dallku, Lila, Vangjeli, Curri, Agolli, Duro, Bulku, Lala, Bogdani dhe Skela. Ky i fundit, ishte dhe golshënuesi i vetëm i ndeshjes.

Në shkallët e stadiumit bënin tifo për kombëtaren shqiptare një numër i madh sportdashësish duke sjellë entuziazëm sidomos në çastet e golit. Megjithëse u dhanë dy minuta shtesë, rezultati nuk ndryshoi.

e.l/NOA

KOMENTE