Tiranë, 3 mars, NOA - Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka akuzuar dje Komisionin Qëndro të Zgjedhjeve se nuk po lejon institucionet që të hetojnë për zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas Ndokës, prokuroria po dështon me hetimin e zgjedhjevedhe është nën presionin e maxhorancës.
"Ne tashmë disponojmë informacione se Prokuroret e çështjes, të vënë përballë presionit të gjithanshëm të pushtetit, po e zvarrisin çështjen pafundësisht, duke mos i dhënë asnjë përgjigje për denoncimin e Partisë Demokristiane. Ne kemi informacione se KQZ ka refuzuar të vejë në dispozion të Prokurorëve tri kutitë e votimit të qendrave të denoncuara prej nesh, ku mbahen të mbyllura dëshmitë e pakundërshtueshme për vjedhjen e votës", u shpreh Ndoka.
Ai theksoi se rasti i Ruzhdies ka ndodhur dhe në Shkodër dhe prokuroria duhet të hetojë në lidhje me këto akuza që ka bërë PDK-ja.
Ai ka theksuar se nëse nuk bëhet transparencë për zgjedhjet, PDK-ja do të hyjë në protesta së bashku me opozitën.
"PDK-së dhe partive opozitare nuk u mbetet rrugë tjetër vetëm të fillojnë protestat qytetare për të larguar një pushtet që nuk njeh as ligje, as kushtetutë, as institucione dhe as të drejta qytetare dhe njerëzore", u shpreh Ndoka.
m.xh.NOA