English

OKB: Dekada e sigurisë rrugore

Nju Jork, 3 mars, NOA - Organizata e Kombeve të Bashkuara i kanë shpallur dhjetë vitet e ardhshme, si "dekada e sigurisë në qarkullimin rrugor". Kjo nismë parashikon që nga viti 2011 deri në 2020, në të gjithë botën të zhvillohen fushata për t'i bërë rrugët më të sigurta. Ky vendim është marrë nga Asambleja e Përgjithshme e 192 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Bëhet me dijeni se gjithë ky projekt parashikon që të ndërmerren aksione në radhë të parë në vendet në zhvillim, ku regjistrohen 90 për qind e viktimave të qarkullimit rrugor. Sipas të dhënave të OBSH-së, çdo vit 1,3 milionë njerëz humbasin jetën në aksidente rrugore.

Ndërkaq, disa ditë më parë në vendin tonë u zhvillua një konferencë për sigurinë rrugore të qarkullimit në të cilën u paraqitën problematikat e vendit tonë.

Vetë kryeministri Berisha e cilësoi situatën e aksidenteve në vend si alarmante.

n.e/NOA

KOMENTE