English

OSSH: Faturat, qytetarët do kompensohen

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 3 mars, NOA - Pas akuzave të shumta politike dhe mediatike, kompania private OSSH, ka reaguar për faturat e energjisë elektrike.

Në një konferencë për shtyp, drejtori i kësaj kompanie, Jozef Hejsek, u ka dhënë të drejtë qytetarëve mbi ankesat e tyre dhe tha se mbivlera e faturës së energjisë do të kompensohet.

Sipas tij, çdo pretendim i klientëve do të verifikohet duke rilexuar edhe një herë sahatin e familjeve për kuotën reale të harxhimit të energjisë elektrike.

Kjo do të thotë që procesi i pagesës së faturave të energjisë do të ngrijë deri në përfundimin e këtij verifikimi.

Nga ana tjetër, Hejsek pranoi se mund të ketë patur edhe gabime njerëzore dhe për këtë ai fajësoi faturistët, disa prej të cilëve janë pushuar nga puna.

Sipas tij, mbetet e vështirë edhe për shkak të sistemit që të bëhet llogaritja e konsumit të energjisë brenda një muaji, me dy çmime të ndryshme.

Aktualisht, kompania çeke ka nisur investimet në rrjetin e shpërndarjes së energjisë për të përmirësuar furnizimin por edhe për të ndëshkuar ata që nuk e paguajnë këtë produkt.

r.l/n.e/NOA

KOMENTE