Athinë, 3 mars, NOA - Kryeministri i Greqisë, George Papandreou, tha sot se vendi i tij "po pret solidaritet evropian", për ndihmë në implementimin e masave të kursimit për shkak të krizës financiare.
Qeveria e Greqisë sot ka shpallur planin në vlerë prej 4.8 miliardë euro për kursime.
Zëdhënësi i qeverisë, Giorgos Petalotis, tha se kjo masë është e ndarë në dy pjesë, që përfshijnë të ardhura të reja nga taksat, nga ulja e shpenzimeve, ngrirja e pensioneve e të tjera.
Që në orët e para të mëngjesit, kabineti qeverisë përgatiti paketën e re të masave financiare, që ishte e dyta brenda pak ditësh dhe përmban shkurtime të konsiderueshme të të ardhurave në sektorin publik, rritje të taksës në karburante, në cigare, në pijet alkoolike, rritjen e TVSH-së, taksa shtesë për makinat mbi 1600 kubike dhe ngrirjen e pensioneve.
NOA/EL