Tiranë, 3 mars, NOA - Partia Socialiste duhet të pranojë vendimet e Kolegjit Zgjedhor për zonat që kanë pasur parregullsi gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit.
Ky është qëndrimi që ka mbajtur sot Kryetari i Grupit Parlamentarë të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, në lidhje me kërkesën e Partisë Socialiste për hapjen e kutive në Ruzhdije.
Patozi deklaroi për mediat se kanë qenë komisionerët socialiste ata që kanë sjellë probleme në këtë zonë gjatë zhvillimit të zgjedhjeve.
Por pavarësisht probleme, Patozi shtoi se Kolegji Zgjedhor nuk pranoi rinumërimin por shpalli rezultatin e zgjedhjeve në këtë zonë si të pavlefshëm.
Vendim që sipas Patozit, "i humbi Partisë Demokratike një mandatë deputeti. Në këtë linjë, ai e ka ftuar kreun e Partisë Socialiste që të pranojë vendimet e Kolegjit Zgjedhor, në të njëjtën mënyrë siç pranoi vendimin e këtij institucioni për Ruzhdijen.
Duke theksuar faktin se kanë qenë komisionerët e PS-së ata që kanë sjellë probleme, Patozi, u shpreh se kryetari i Partisë Socialiste nuk duhet ta përdori Ruzhdijen si argument për zgjedhjet e 28 qershorit.
m.xh/NOA