Tiranë, 3 mars, NOA - Nëse faturat e energjisë për qytetarët janë vendosur në mënyrë abuzive, OSH-ja do ti dëmshpërblejë ata.
Ky është vendimi i që ka marrë ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës , Dritan Prifti. Zëdhënësja e ministrisë bënë Matilda Merxhani, bënë të ditur se Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti i ka dërguar një letër OSSH-së për të kërkuar mbledhjen urgjente të Bordit Drejtues të OSSH-se, për të diskutuar në cilësinë e aksionerit të pakicës situatën e krijuar pas akuzave të qytetarëve në lidhje me faturat e muajit të fundit.
"Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës garanton qytetarët e shqetësuar se nëse inspektimi do të nxjerre shpërdorime në faturimin e energjisë elektrike, ekzistojnë të gjitha mjetet ligjore për të detyruar OSSH të dëmshpërbleje qytetarët për mbifaturimin.
Reagimi i ministrisë së Ekonomisë ka ardhur pas ankesat publike të disa konsumatoreve të energjisë elektrike për mbifaturim në faturat e muajit Dhjetor 2009. Për këtë qëllimin ministria ka vendosur të ngrejë një grup inspektimi për të verifikuar këto ankesa.
"Në të njëjtën kohë, Ligji i Energjisë Elektrike dhe Ligji për Mbrojtjen e Konsumatoreve garantojnë që qeveria ka instrumentet e duhur për të korrigjuar çdo gabim që bëhet në kurriz të konsumatorëve", u shpreh dje zëdhënësja dhe këshilltarja për mediat në ministrinë e Ekonomisë, Matilda Merxhani.
m.xh/NOA