Tiranë, 3 mars, NOA - Pas deklaratave të Kryetarit të Grupit Parlamentarë të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, Partia Socialiste ka reaguar duke kërkuar hapjen e kutive në Ruzhdie. Deputeti i deputetit të PS-së, Fatmir Toçi, u shpreh se nëse del se nga kutia e Ruzhdies janë vjedhur votat atëherë populli ka të drejtë të kërkojë largimin e qeverisë.
"Nëse në atë kuti nuk del ajo që ne themi për shumë kuti të tjera atëherë ne tërhiqemi, por nëse nga Ruzhdia del dora që ka vjedhur zgjedhjet në 28 qershor atëherë ose do hapen Ruzhdiet e tjera ose apeli ynë për popullin do të jetë largimi i qeverisë së votave të vjedhura", u shpreh Toçi.
Ai theksoi se "qeveria e Ruzhdies t'i lërë lojërat e fjalëve dhe të hapë para popullit kutinë e Ruzhdies ku ankohet se ka humbur mandatin. Shqipëria s'mund të bëhet si Ruzhdia, por duhet të bëhet si Europa".
m.xh/NOA