English

Rusia kërkon Kapelon

Rusi, 3 Mars NOA - Fabio Kapelo tashmë është nën drejtimin e përfaqësueses Angleze dhe po mendon vetëm të bëjë sa më mirë me këtë ekip.

Duke parë rezultatet që ka arritur të marrë ky trajner me këtë ekip ofertat për italianin nuk mungojnë dhe ajo më interesante mund të themi se vjen nga Rusia.

Presidenti i Federatës Ruse Sergey Fursenko ka qenë në ndeshjen e Çelsit me City dhe pikërisht aty ai duket se i ka bërë një ofertë mjaft interesante e cila ka qenë në drejtim të teknikut italian. Bëhet fjalë për një shifër e cila kap vlerën e 7 milion eurove në sezon, 1 milion më shumë nga ç'merr Kapelo aktualisht.

Kontrata e Kapelos skadon në vitin 2012 dhe për ta marrë atë nuk do të jetë e lehtë për rusët por presidenti i federatës së tyre është tepër i tërhequr nga kjo marrëveshje dhe ai beson se Kapelo mbase mund të jetë i tërhequr për një aventurë të re.

r.b/NOA

KOMENTE