English

Seanca, Dajti: S'paraqitem se jam sëmurë

Tiranë, 3 mars, NOA - Në seancën gjyqësore të radhës për Dritan Dajtin, të akuzuarin kryesor të masakrës së Durrësit në vetë ku mbetën të vrarë 4 policë, ai sërish nuk është paraqitur duke deklaruar se e ka të pamundur për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Mësohet se në seancë ka qenë i pranishëm vetëm avokat i Mareglen Muçës, Agron Lamaj, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Dajtit.

Avokati nga ana e tij ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj të pandehurve të këtij procesi, por prokuroria nga ana e saj, mësohet se ka deklaruar që kërkesa për këtë ndryshim, është e pabazuar, ndërsa pritet reagimi i trupës gjyqësore ndaj saj.

Sipas pohimeve të fundit në media, Dritan Dajti nuk paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ai mbahet i lidhur.

n.e/NOA

KOMENTE