Tiranë, 3 mars, NOA - Qeveria me anë të një vendimi të posaçëm të marrë në mbledhjen e sotme, ka miratuar një fond shtesë për Agjencinë Kombëtare Bërthamore. Kështu, bëhet me dijeni se në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe me propozimin e ministrit të Shtetit për Reformat, Këshilli i Ministrave vendosi që Agjencisë Kombëtare Bërthamore, në buxhetin e vitit 2010, t'i shtojë një fond prej 13 milionë lekësh.
Ky fond përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe ngarkohet ministria e Financave si dhe Agjencia Kombëtare Bërthamore për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë.
n.e/NOA