Tiranë, 3 Mars NOA - Faqja zyrtare e Presidencës së Shqipërisë, është sulmuar nga hakerat që dyshohet se janë serbë pasi kanë lëshuar për disa minuta mesazhe me thirrje antishqiptare dhe antikosovare.
Momentalisht, faqja zyrtare në internet e Presidencës është jashtë shërbimi dhe mësohet se webmasterat e tij po punojnë për ta rikthyer në gjendjen fillestare.
Ditët e fundit hakerat serbë kanë nisur një valë të re sulmesh teknologjike duke dëmtuar faqet zyrtare të institucioneve shqiptare. Më herët ishte sulmuar duke u nxjerrë inaktive për disa minuta edhe faqja zyrtare e Presidencës së Republikës së Kosovës.
e.r/NOA