English

Thaçi ftohet në konferencën e Sllovenisë

Zagreb, 3 mars, NOA - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë ftesë zyrtare për pjesëmarrje në konferencën për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, e cila do të mbahet me 20 mars në Bërdo të Sllovenisë. Duke iu drejtuar si "Shkëlqesia e tij, kryeministër i Kosovës", kjo ftesë ndaj tij është firmosur nga vetë kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë.

Bëhet me dijeni zyrtarisht se kryeministri Thaçi ka pranuar ftesën nga mikpritësit e kësaj konference si kryetar i qeverisë së Kosovës dhe jo nën logon UNMIK/Kosovo, siç ishte paralajmëruar dje nga mediet serbe.

Këto të fundit, kanë raportuar paraprakisht se Kosova në këtë takim do të marrë pjesë me mbishkrimin UNMIK-Kosovo.

Por menjëherë ka reaguar presidenca kosovare, sipas të cilës presidenti Sejdiu do të udhëtojë në Bërdo vetëm si president i Republikës së Kosovës dhe nën asnjë kusht tjetër.

n.e/NOA

KOMENTE