English

Trafiku i armëve në Mal të Zi, arrestohen dy

Tiranë, 3 mars, NOA - Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë dje dy persona të dyshuar për trafik armësh. Bëhet fjalë për Arif Zelo, 52 vjeç, dhe Ermir Dalipaj 32 vjeç, të dy banues në Lushnjë. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit "Qerreti II" dhe dyshohet se të ndaluarit janë pjesë e trafikut të armëve drejt Malit të Zi.

"Këta shtetas u kapën në flagrancë në segmentit nacional në afërsi të fshatit Qerret në Kavajë, gjatë momenteve të qarkullimit me automjetin tip Benz, me targa LU 0692 C, ku pas një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në automjetin e tyre, u bllokuan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të tipit pistoletë Zastava me 50 copë fishekë si dhe një selenciator", thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë që, pas kontrollit në banesat e tyre iu gjetën dhe ju sekuestruan në cilësinë e provave materiale edhe dy pistoleta të tjera model 27 dhe zastava model 70' si dhe një armë zjarri automatik me 50 fishekë të tjerë pistolete.

"Në sajë të hetimeve, u konkludua se shtetasit e lartpërmendur, armët i siguronin duke i blerë në Malin e Zi, më pas duke kaluar në mënyrë ilegale përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Muriqanit, me qëllim tregtimin në Shqipëri të armëve e municioneve, dhe përfitimin monetar të tyre. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre do t'i kalojnë Prokurorisë", thuhet në njoftimin e policisë.

m.xh.NOA

KOMENTE