English

Zhduken dy adoleshente në Durrës

Durrës, 3 mars, NOA - Dy vajza janë shpallur të humbura nga familjet e tyre na qytetin e Durrësit. Lajmi konfirmohet nga policia e qytetit bregdetar, e cila deklaron se po punohet për gjetjen e tyre.

Policia nuk deklaron nëse dy vajzat kanë njohje me njëra tjetrën, megjithëse jetojnë në një lagje në qytetin e Durrësit dhe largim i tyre nga shtëpia është bërë në të njëjatën orë.

Rasti i parë ka ndodhur në datën 2 mars dhe kur 16 vjeçarja, E. K, është larguar nga banesa në drejtim të paditur në orët e para të mëngjesit.

Denoncimi është bërë nga babai i saj, shtetasi A.K, i cili ka deklaruar se rreth orës 08.00 të datës 2 mars vajza e tij është larguar nga shtëpia.

Rasti i dytë i përket të njëjtës lagje në Durrës, me ndryshimin se vajza është dy vite më e madhe sesa rasti i parë. Inicialet e saj janë S.B dhe largimi i saj është denoncuar nga babai.

Policia e Durrësit sqaron se materialet iu kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

m.xh/NOA

KOMENTE