English

Armenët, Turqia kërkon ndihmën e Obamës

Uashington, 4 mars, NOA - Presidenti turk, Abdullah Gyl, ka kërkuar nga homologu amerikan, Barak Obama të ushtrojë ndikimin e tij për mosmiratimin e rezolutës që i cilëson gjenocid vrasjet e armenëve nga osmanët.

Komiteti për Politikë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan voton gjatë ditës së sotme një propozim rezolutë, e cila i cilëson si gjenocid vrasjen e armenëve nga forcat osmane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ankaraja zyrtare ka përsëritur në vazhdimësi gjatë ditëve të fundit që miratimi i një rezolute të tillë do të dëmtonte marrëdhëniet amerikano-turke, por dhe procesin e sapo nisur të pajtimit mes Armenisë dhe Turqisë. Në mbështetje të Turqisë kanë dalë dhe përfaqësuesit e biznesit amerikan.

NOA/EL

KOMENTE