Madrid, 4 mars, NOA - Serbi, Veselin Vllahoviç, i ka deklaruar policisë spanjolle se ka vrarë "mbi 100 myslimanë dhe ka djegur trupat e tyre".E përditshmja spanjolle El Pais, publikon sot lajmin e arrestimit të në prej kriminelëve të luftërave në Ballkan.
Vllahoviç u arrestua nga autoritetet e rendit në Spanjë pasi akuzohet për krime lufte. Vllahoviç u vendos në Spanjë, pasi u arratis nga një burg në Podgoricë në vitin 2001.
Ai akuzohet nga drejtësia boshnjake për vrasje, dhunime dhe tortura ndaj jo serbëve gjatë kohës së luftës në Bosnjë.
Mediat spanjolle e kanë cilësuar Vllahoviçin si "monstra e Gërbavicës".
Veselin Vllahoviç, që ka lindur në Malin e Zi, është akuzuar për vrasje, përdhunim dhe torturë të jo-serbëve, ndërsa ishte një anëtar i njësisë paraushtarke nga 1992 deri më 1993.
NOA/EL