Athinë, 4 mars, NOA - Mbi 300 demonstrues pushtuan hyrjen e Ministrisë së Financave në Athinë për të treguar kundërshtimin e tyre me masat e qeverisë. Qeveria greke ka shpallur një numër masash që do të mund të zbusnin defiçitin buxhetor, masa që kundërshtohen nga sindikatat.
Plani i qeverisë për tu përballur me krizën parasheh shkurtimin e fondeve për sektorin publik, përfshi shkurtimin e përfitimeve financiare, që parashihte deri tani ligji si dhe rritjen e taksave mbi alkoolin dhe duhanin.
Pasditen e sotme parashihet një protestë masive e punonjësve.
NOA/EL