English

Berisha: Ne ia dhamë shanset opozitës

Tiranë, 4 mars, NOA Update - Mazhoranca i ka ofruar opozitës të gjitha alternativat për bashkëpunim dhe zgjidhjen e krizës, e nuk është e vërtetë se ajo po i humbet ato që opozita i ka cilësuar përmes deputetit Ruçi "shanse".

Me një deklaratë të tillë, kryeministri Berisha u është kundërpërgjigjur akuzave të ngritura prej tij në seancë plenare, duke i treguar se mazhoranca nuk ka refuzuar ndonjë ofertë për zgjidhjen e krizës apo ndërmjetësi, sepse qëllimi i saj ka qenë që deputetët socialistë të jenë të pranishëm në parlament.

"Palët që negociojnë përpiqet të afrojnë qëndrimet e tyre, në interesin më të mirë të mundshëm. Në rastin konkret, dua të garantoj qytetarët shqiptarë se që nga shtatori deri më sot, ndonëse i përballur me kërcënimet më të egra, me trillimet më të mëdha dhe pretendimet më absurde, kemi injoruar çdo gjë dhe jemi përpjekur për interesin më të mirë të ofrojmë elementë paqësorë të një kompromisi me opozitën", tha Berisha ndër të tjera.

Sipas tij, ka qenë rast unik i një vendi në demokraci, oferta e mazhorancës që opozitës t'i ofrohet shumica në komision parlamentar hetimor për zgjedhjet.

"E kemi bërë këtë jo si shenjë dobësie, por gjest njerëzie dhe mirëkuptimi ndaj opozitës, e cila humbi zgjedhjet", tha ai më tej.

n.e/NOA

KOMENTE