Tiranë,4 mars, NOA - Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim i ka dhënë sot qeverisëshqiptare një hua prej 50 milionë eurosh për rindërtimin e rrugëve rurale dherajonale.
Investimi është pjesë e një programi më tëgjerë kombëtar për rehabilitimin e 1,500 km rrjeti rrugor rajonal dhe lokal, ifinancuar paralelisht nga Banka Botërore, Fondi i OPEC, Banka për Zhvillim eKëshillit të Europës dhe financues të tjerë të mundshëm.
"Ky projekt ka një rëndësi të madhe përzhvillimin e mëtejshëm ekonomik të Shqipërisë. Përmirësimi i infrastrukturës sëtransportit në zonat rurale do të lehtësojë hyrjen e popullsisë në tregjetekonomike dhe shërbimet kryesore, rritjen e konkurrencës së kompanive lokale dhepërmirësimin e standardeve të jetesës në qytetet e vogla dhe fshatra", tha SueBarrett, Drejtoreshë e BERZH-it për transportin.
Mirrëveshja u nënshkrua me ministrinë eFiancave. Minstri Ritvan Bode verësoi rëndësinë që kanë projekte të tilla.
"Ne jemi të kënaqur që vazhdojmë bashkëpunimintonë me BERZH-in për modernizimin e infrastrukturës së transportit në Shqipëri.Financimi i siguruar nën drejtimin e BERZH-it do të mbështesë punime tërëndësishme për rehabilitimin e rrugëve sekondare dhe lokale , duke afruar mëshumë popullsinë në zonat rurale me tregjet dhe shërbimet" u shpreh Ridvan Bode
Fokusimi i kësaj huaje në zonat rurale ka të bëjëme faktin se më shumë se gjysma e popullsisë në Shqipëri është e përqendruar nëkëto zona.
Gjendjae keqe e rrugëve rurale në vend po vështirëson zhvillimin e sektorit privat nëqytetet e vogla dhe fshatra, duke limituar konkurrencën e kompanive bujqësore.
Shuma e siguruar nga huaja e BERZH-it do tëpërdoret për të financuar rehabilitimin e 500 km të rrjetit rrugor në zonatrurale të Shqipërisë. Banka Europiane e Investimeve (BEI) do të sigurojë njëhua në të njëjtën shumë për të bashkëfinancuar projektin.
Gjithashtu, projekti do të mbështetet nga njëgrant prej 33 milion Euro nga Komisioni Europian në kuadër të programit IPA2010/2011 dhe një grant shtesë prej 4 milion Euro për asistencë teknike nga WesternBalkans Investment Framework (ËBIF).
Deri tani BERZH ka investuar 120 milion Europër modernizimin e infrastrukturës së transportit në Shqipëri. Në total Bankaka investuar deri tani rreth 550 milion Euro në sektorë të ndryshëm tëekonomisë së vendit, duke mobilizuar investime shtesë prej rreth 1 miliardEuro.
m.xh/NOA