English

Betohet Isaraj, PS kompleton mandatet

Tiranë, 4 mars, NOA Update - Arben Isaraj, është deputeti i vetëm i opozitës që gjendet në sallën e Kuvendit duke ndjekur seancën plenare. Kjo pasi ai nuk ka mundur të bëjë betimin e tij javën e shkuar dhe duket se ka shfrytëzuar seancën e sotme për ta përmbushur këtë lloj procedure, të cilën kolegët e tij e realizuan gjatë seancës së javës së kaluar kur opozita theu bojkotin pas mëse 6 muajsh.

Seanca e sotme plenare ka nisur pikërisht me betimin e deputetit socialist Arben Isaraj si deputet i legjislativit shqiptar.

Në këtë mënyrë, Partia Socialiste "kopsit" mandatet e 64 deputetëve të saj duke marrë dhe atë të Isarajt, deputetit të vetëm i cili kishte mbetur pa u betuar dhe dita e sotme ka qenë afati i fundit kur ai mund ta kryente një gjë të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE