Itali, 5 Mars NOA - Lojtari i Juventusit, Alex Del Piero vazhdon të shpresojë për një thirrje të mundshme nga tekniku i përfaqësueses Italiane, Marçelo Lipi, në botërorin e Afrikë e Jugut 2010.
"Vazhdoj të ndjek ende një ëndërr, e cila është ajo e fanellës përfaqësuese pasi për çdo lojtar të përfaqësojë kombin e tij është maksimumi", - këto kanë qenë fjalët e Del Pieros i cili ka shprehur dëshirën e tij për një pjesëmarrje të mundshme në këtë eveniment. "Flamuri" i ekipit juventin ka theksuar se ai do të vazhdojë të shpresojë në këtë gjë dhe do të japë maksimumin e tij në ndeshjet me bardhë e zinjtë për të treguar një formë të përshtatshme për në botëror. r.b/NOA