English

Eksportet rriten 44%, bien importet

Tiranë, 4 mars, NOA - Në muajin janar 2010, deficiti tregtar ka shënuar një ulje prej 38.3%, duke shënuar një ulje të importeve dhe rritje të eksporteve. Shifrat deklarohen nga Instituti i Statistikave, sipas të cilit, krahasuar me muajin janar 2009 importet u ulën me 8.1%, ndërsa eksportet rritën me 44%. Në vlerë monetare, në muajin janar u eksportuan 9,6 miliardë lekë mallra, ndërsa u importuan 30 miliardë lekë mallra me ulje.

Defiçiti tregtar i këtij muaji është 20,5 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 38.3 % krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 3.1 % krahasuar me janar 2009.

Ndërkaq, tregtia me vendet e Bashkimit Europian vlerësohet me kuotën 64.5 përqind dhe partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia.

Sipas INSTAT, me Italinë eksporti është 56.1 % dhe importi 24.1 %, kurse me Greqinë, eksporti është 5.6 % dhe importi 16 %.

n.e/NOA

KOMENTE