English

FBI zbulon rrjet gjigant piratësh

Madrid-Los Angelos, 4 mars, NOA - Policia spanjolle në bashkëpunim me FBI-në ka zbuluar një rreth piratësh kompjuterash, të cilët nëpërmjet internetit kishin manipuluar gati 13 milionë kompjutera.

Kompjuterat e kapur nga distanca ishin lidhur në rrjet. Ky rrjet ishte zbuluar rreth një vit më parë nga një firmë sigurie kanadeze. Javët e kaluara gjatë kontrolleve në tre qytete u sigurua shumë material prove, ndër të tjera edhe të dhënat për llogari bankare online.

Tre persona janë arrestuar, bëri të ditur xhandarmëria spanjolle Guardia Civil: "Rrjeti është shfrytëzuar për të vjedhur të dhëna për hyjren në rrjetet kompjuterike të firmave, por edhe për vjedhje fjalëkalimesh për llogaritë email. Në këtë mënyrë administruesit e rrjetit mund të kontrollonin gjithë postën elektronike të viktimave dhe të dërgonin vetë maile nga llogaritë e tyre", shpjegon Juan Salon, zëdhënës i njësisë për luftimin e kriminalitetit në internet në Guardia Civil.

Sipas hetuesve piratët e kompjuterëve e përdornin rrjetin e tyre jo vetëm për qëllimet e veta kriminale, por e jepnin edhe me qera për sulme kundër faqeve të caktuara në internet. Keqbërësit pritet të dënohen me heqje lirie disavjeçare.

NOA/EL

KOMENTE