Romë, 4 mars, NOA - Italia do ta respektojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Një fakt i tillë është deklaruar nga ministri italian i Punëve të Jashtme, Franco Frattini, në një intervistë për mediat serbe, duke shtuar ndër të tjera se vendi i tij në këtë mënyrë do të vazhdojë të mbajë qasjen e balancuar ndaj Kosovës.
Sipas Fratinit, Italia vlerëson faktin që Serbia ka vendosur që kundërshtimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës ta realizojë në mënyrë ligjore dhe jo atë politike.Më tej, ai ka shtuar se është ende herët të thuhet nëse Serbia mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian në vitin 2014, por ka shtuar se liberalizimi i vizave me këtë vend po funksionon në mënyrë të duhur.
n.e/NOA