Athinë, 4 mars, NOA - Zgjidhja e mundshme për kontestin e emrit do të jetë propozimi Republika e Maqedonisë Veriore, mirëpo pa definuar identitetin, bën të ditur televizioni Kanal 5, duke u thirrur në burime diplomatike greke. "Greqia nuk dëshiron të negociojë për identitetin, për shkak se sipas tyre kjo është çështje që tangon vetëm politikën dhe interesat e brendshme të Shkupit. Autoritetet e Shkupit qëllimisht kishin implikuar identitetin, për ti ikur zgjidhjes së kontestit", bënë të ditur burime diplomatike greke.
Nga ana tjetër, bëhet e ditur se Greqia do ta mbështesë propozimin e organizimit të referendumit në Maqedoni për kontestin e emrit.
"Greqia është e interesuar për të mbyllur kontestin dhe se në rast se do të ketë zgjidhje, atëherë Maqedonia shumë shpejt do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian deri në vitin 2014", bëri të ditur diplomati grek.
NOA-INA