English

Grupi i PS sot në Kuvend?!

Tiranë, 4 mars, NOA - Grupi parlamentar socialist pritet që në mbledhjen e tij të paradites të dalë me një vendim nëse do të jetë apo jo i pranishëm në seancën plenare që mbahet pasdite. 64 deputetët socialistë pasi bënë betimin javën e kaluar dhe dorëzuan para Kuvendit dy nisma ligjore lidhur me hetimin e zgjedhjeve, pritet që të vendosin sot nëse do të rifuten në sallën e parlamentit për të ditur se ç'do të bëhet me nismat që dorëzuan.

Dy ditë më parë, Konferenca e Kryetarëve vendosi që në seancën e 18 marsit, të merren për diskutim dy nismat ligjore të Partisë Socialiste.

I pranishëm në këtë seancë ka qenë vetë kreu i ri grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, sipas të cilit opozita nuk tërhiqet nga kërkesa e hapjes së kutive dhe pretendon se dy nismat e paraqitura prej saj në Kuvend e zgjidhin ngërçin e krizës politike në vend.

n.e/NOA

KOMENTE