English

I moshuari shpëton 14 vjeçarin nga sulmi i rottweiler

Pesaro, 3 Mars NOA - Një 77 vjeçar ka shpëtuar një djal të vogël i cili ishte vetëm 14 vjeç dhe u sulmua nga një qen i tipit rottweiler. Çdo gjë ka ndodhur në Pesaro të Italisë ku vetë kryetari i bashkisë së vendit e përgëzoi të moshuarin duke i çuar atij një letër falënderimi.

I moshuari tha se kishte parë dy djem të vegjël të cilët po i gjëmonin dy rottweiler. Menjëherë sapo i pa ai tha se u vu në ndjekje të tyre për ti shpëtuar ata.

Një nga qentë e kishte kafshuar njërin prej djemve në krah dhe nuk po e lëshonte por me të ardhur i moshuari i cili e goditi atë deri në atë pikë që qeni të lëshonte prenë e tij në atë moment.

Një gjest për tu duartrokitur ky i burrit të moshuar i cili shpëtoi dy djem të vegjël në Pesaro të Italisë.

r.b/NOA

KOMENTE