English

Kapet hajduti, vodhi një motoçikletë

Fier, 4 mars, NOA - Forcat e policisë së Fierit kanë ndaluar 32-vjeçarin Hamdi Behluli, banues në këtë qytet, i dënuar edhe më parë për veprën penale të "Vjedhjes". Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Fierit, sipas të cilave, ndalimi i këtij personi u bë sërish për veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal, për arsye se ai dyshohet të jetë autor i vjedhjes së motorçikletës tip Loncino, në banesën e personit me inicialet L.R në fshatin Grëçalli të Fierit.

Ky mjet është gjetur në pikën e servisit të motorave në pronësi të Ali Hallës, në lagjen "Kryengritja", Fier dhe u sekuestrua nga ana e strukturave të policisë në cilësinë e provës materiale.

n.e/NOA

KOMENTE