English

Kapet polici, u shiste drogë të burgosurve

Durrës, 4 mars, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 31-vjeçarin Ilir Sofka, lindur në Kukës dhe banues në Durrës, punonjës policie në institucionin e ekzekutim-vendimeve penale në Rrogozhinë.

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, dyshohej se ky person ushtronte aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike në burgun e Rrogozhinës.

Për këtë, u organizua puna në sajë të së cilës u bë e mundur kapja në flagrancë e këtij polici, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 3.35 gram lënde narkotike e dyshuar si kanabis sativa, 3.40 gram lëndë e dyshuar si heroine si dhe shuma prej 9000 lekësh.

U kryen veprimet e nevojshme proceduriale dhe aktet e përgatitura për veprën penale të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE